Të gjitha fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit pritet të anulohen edhe sot (8 prill) nëse nuk arrihet një marrëveshje me kontrollorët e trafikut ajror.

Kontrollorët shprehen të vendosur se nuk do kthehen në punë pa plotësuar kërkesat e tyre ndërsa 24 janë shoqëruar në polici prej ditës së djeshme për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”

Deri tani në faqen e TIA -s janë shënuar si të anuluara 2 fluturime, njëri nga Beogradi dhe tjetri nga Dubai, ndërsa ai drejt Dubait është shtyrë, raporton Ora News.

Për sot janë planifikuar 19 fluturime.

Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit.

Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Balluku paralajmëroi punonjësit të rikthehen në punë ose do të dëbohen me forcë nga ambjentet.

LISTA E FLUTURIMEVE PËR SOT (Ne faqen zyrtare ajo perditesohet)