Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbyllur hetimet në disa institucione në të cilat ka konstatuar shkelje. Sipas burimeve është kërkuar ndjekje penale për disa zyrtarë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbyllur hetimet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, e cila rezulton të kishte 8 vite pa u inspektuar.

Kujtojmë se ky institucion është një nga më shqetësueset në vend për shkak të ndërrimit të nëntë drejtuesve të saj në vetëm 14 muaj, si pasojë e përplasjeve mbi regjistrmin e pronave në këtë qytet.

Burimet kanë bërë të ditur se nga shkeljet e konstatuara nga audititi është kërkuar ndjekje penale për disa zyrtarë.

Mësohet gjithashtu se KLSH ka mbyllur edhe verifikimet në Kadastrësn e Sarandës.

Edhe në këtë institucion mësohet se janë konstatuar shkelje, që kanë çuar në kallëzimin penal për disa zyrtarë

Ndërkaq në qendër të vëmendjes së audituesve kanë qenë dhe investimet në infrastrukturë.

Burimet kanë bërë të ditur se ndër inspektimet e kryera kanë qenë dhe punimet nga kompania Salillari. Pas verifikimet audituesit kanë konstatuar problematika mbi cilësinë, ndaj dhe në këtë rast është iniciuar kallëzimi penal. Ende nuk dihet nëse emrat që është kërkuar të procedohen janë të kompanisë ndërtuese apo të subjektit që mbikqyrte këto punime.

Kujtojmë se një rast ishte rruga e Borshit me një investim prej 13.7 milionë euro dhe që ishte në mirëmbajtje nga kompania Salillari.

Ajo u shemb pas reshjeve të shiut dhe menjëherë Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi verifikimin e procedurës së ndjekur dhe punimet e kryera në të.

Po ashtu burimet kanë bërë të ditur se kanë përfunduar auditimet në disa bashki ku edhe janë konstatuar shkelje.