Sipas sondazhit të Antionio Notos në RTV Ora, duket se Elbasani si qark do të dominohet nga socialistët.

Konkretisht kjo forcë politike kap nga 45-49% të votave, pra mesatarisht 47%.

Ndërsa shkon nga 38-42% të votave, pra mesatarisht 40%.

LSI varjon nga 7-11% të votave, me një mesatare prej 9% dhe Nisma Thurje 0.5-2.5%, me një mesatare 1.5%.

Partitë e tjera në këtë qark sipas sondazhit lëkunden mes 1.5 dhe 3.5%, me një mesatare prej 2.5%.

Krahasuar me zgjedhjet 2017, PD ka një rritje me 2.4%, pasi në këtë vit ka pasur 44.6% të votave.

PD-AN në 2017 ka pasur 39.7 ndërsa në 6 prill 2021 renditet me vetëm 0.3%, pra në 40% të votave.

Nga ana tjetër, LSI shfaqet me humbje në këtë qark, pasi në vitin 2017 ka pasur 14.4% të votave, ndërsa sot renditet me 5.4% më pak.